Lajme
KRU “Mitrovica” jep lajmin e mirë: Fillon prodhimi i ujit në një impiant
Demokracia
09:38 | 21 Janar 2023

Share:

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se ka filluar prodhimin e ujit në impiantin e Shipolit në mëngjesin e së shtunës.

Një gjë e tillë u bë e ditur me anë të një njoftimi në llogarinë zyrtare të tyre në ‘Facebook’, teksa thuhet se kompania po punon me kapacitet të reduktuar, shkruan Demokracia.com.

“Impianti për Trajtimin e ujit në Shipol ka filluar punën heret në mengjes. Momentalisht jemi duke punuar me kapacitet të reduktuar”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Të njëjtit kanë bërë thirrje që fillimisht uji të mos përdoret për pije, por për nevoja të tjera.

“Duke pasur parasysh se rrjeti i ujësjellësit ka qenë i zbrazur, rekomandohet që uji mos të përdoret për pije fillimisht por vetëm për nevoja tjera shtëpiake”. /Demokracia.com/

Të ngjashme