Lajme
KRU “Mitrovica”: Ekziston mundësia që pasdite të furnizojmë me kapacitete minimale
Demokracia
09:40 | 20 Janar 2023

Share:

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur për rënie të nivelit të turbullirave pas vërshimeve që ndodhën në zonën e Mitrovicës.

Sipas tyre, mund të fillohet furnizimi me ujë që nga pasditja por me kapacitet minimal, për shkak të mungesës së kushteve për rifillim të prodhimit të ujit, shkruan Demokracia.com.

“Në bazë të informatave të fundit nga Impiantet për Trajtimin e Ujit mund të u informojmë se përkundër faktit se kemi rënje të nivelit të ujit dhe rënje të nivelit të turbiditetit të ujit të papërpunuar ende nuk janë krijuar kushtet për rifillimin e prodhimit të ujit”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

“Po ashtu, po ua rikujtojmë edhe njëherë se për shkak të vërshimeve të mëdha ekziston mundësia e kontaminimit të ujit në gypat e ujit në lokacione të ndryshme prandaj duhet të bëni kujdes dhe ujin mos t’a konsumoni pa e vluar e në raste të dyshimta edhe të shmangni përdorimin e tij për pije”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Demokracia.com/

Të ngjashme