Lajme
KRU “Gjakova” rekomandon të mos konsumohet uji, në disa fshatra
Demokracia
09:38 | 11 Janar 2021

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë ka njoftuar se në disa fshatra uji është i papijshëm. Kjo si pasojë e ndotjes së ujit pas reshjeve të fundit.

 

“KRU ‘Gjakova’ njofton konsumatorët se si pasojë e reshjeve ekstreme në tërë territorin furnizues me ujë të pijshëm , ujërat e burimeve të menaxhuara nga kompania jonë ku bëjnë pjesë; Gërqina, Damjani, Opterusha, Hoça e Madhe, Senoci dhe Drenoci, karakterizohen nga uji me turbullirë të lartë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekipet e mostrimit dhe analizave të ujit po monitorojnë gjendjen, duke shtuar se lidhur me situatën janë njoftuar dhe organet kompetente.

Të ngjashme