Lajme
KRU Gjakova nuk i shpëton kapjes së Vetëvendosjes, kandidatja për asambliste bëhet asistente e kryeshefit
Demokracia
11:59 | 03 Tetor 2024

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” po vazhdon të kapet nga pushteti i Vetëvendosjes.

Demokracia.com ka siguruar një dokument ku tregohet se Vlora Bakalli Komoni është zgjedhur përmes një procesi të rekrutimit si Asistente në Zyrën e Kryeshefit të KRU Gjakova.

Sipas dokumentit të siguruar, Bakalli-Komoni ka marrë 92.6 pikë në total.

Por, kush ështe Vlora Bakalli-Komoni?

Vlora Bakalli-Komoni ka qenë kandidate për asamble në Gjakovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/Alternativa në zgjedhjet e vitit 2021.

Ajo ka fotografi edhe me kryetaren e Alternativës, shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi është pjesë e Alternativës së Kusari-Lilës, i arrestuar nga INTERPOLI

Hasan Krasniqi është kryeshef i KRU Gjakova. Emri i tij në muajin shkurt kishte bërë bujë, sepse ishte arrestuar nga INTERPOL-i, nën dyshimet për trafikim me njerëz.

Në kohën kur Krasniqi ishte zgjedhur kryeshef i ndërmarrjes KRU “Gjakova”, kishte pasur një padi nga një kandidat tjetër që kishte marrë pjesë në konkursin për kryeshef, me inicialet M.P. Për këtë rast, Gjykata në Gjakovë kishte konstatuar se bordi i drejtorëve të ndërmarrjes kishte bërë shkelje në procedura gjatë emërimit të Krasniqit në pozitën e kryeshefit të KRU “Gjakova”.

Hasan Krasniqi në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021 ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjakovës, por nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e saj.

Në janar të vitit 2022, ai ishte zgjedhur kryeshef ekzekutiv në KRU “Prishtina”, ndërsa gjykata ka vendosur rreth dy vjet pas zgjedhjes së tij në pozitën e kryeshefit.

Ligji për Ndërmarrjet Publike kërkon që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike të jenë të pavarur, pra të mos kenë angazhime politike në 36 muajt e fundit./Demokracia.com/

LEXO MË SHUMË: 

Kryeshefi i KRU “Gjakova” që u arrestua nga INTERPOL-i, para disa javësh gjykata kishte gjetur se ishte emëruar jashtëligjshëm

DOKUMENTE | Aktivistja e Vetëvendosjes dyshohet se u punësua me “dallavere” si infermiere në Spitalin e Gjakovës

 

Të ngjashme