Sport
Kroos zbulon këshillat që i dha Heynckes për të qenë një lojtar i kalibrit botëror
Demokracia
13:49 | 11 Korrik 2023

Share:

Toni Kroos është njëri nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave pasi këtë e ka dëshmuar në dekadën e fundit me Real Madridin, duke fituar çdo trofe, nga to pesë Liga e Kampionëve, por edhe me Bayern Munichun dhe Kombëtaren e Gjermanisë ku fitoi Kupën e Botës.

Gjermani ka 9 vite me Los Blancos, ku ka shkëlqyer duke u kthyer në një nga mesfushorët me të mirë në botë në histori.

Megjithatë, në një intervistë për ‘Icon’ nga El Pais, Kroos shpjegoi se më meritori për karrierën e tij të bujshme është ish-trajneri i tij, Jupp Heynckes.

Kroos kujtoi një këshillë që i dha trajneri gjerman që i ka shërbyer mirë për pjesën më të madhe të karrierës.

“Në moshën 19-vjeçare e kam pasur në Leverkusen si trajner. Ai e pa talentin tim. Ai vinte nga një kohë kur nuk luaja shumë dhe më dha të gjithë besimin e tij”, ka thënë fillimisht Kroos.

“Por, ai më tha diçka: “Futbolli është të luash edhe pa top. E shoh kualitetin tënd me top, por vetëm me kaq nuk do të arrish në maje”.

“Mund të luash gjithmonë për një klub të mirë dhe të luash mirë. Por, që të jesh top në botë duhet te punosh pak më shumë”, përfundoi ylli gjerman.

Të ngjashme