Zgjerimi i aleancës së NATO-s dhe mbështetja që SHBA-ja dhe shtetet e tjera po i japin aleatëve të tyre, ka ndryshuar edhe fuqinë e disa ushtrive në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Siç bëhet me dije edhe nga lista e publikuar nga Global Fire Power së fundmi, ushtria shqiptare paraqitet në pozicion më të mirë se ajo sllovene dhe disa shteteve të tjera në rajonint tonë.
Ndërkohë që ushtria e Kosovës është e fundit, ushtria shqiptare paraqitet më mirë edhe se ajo e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa gjendet pas Serbisë dhe Kroacisë.
Në fakt, rivaliteti më i madh në këtë rajon duket të jetë pikërisht mes Kroacisë dhe Serbisë. Këta të fundit kanë blerë mjaft armë nga Rusia dhe Kina, ndërkohë që kroatët janë armatosur me pajisje nga Perëndimi.
Më poshtë, sjellim renditjen e ushtrive në rajon: