Sport
Kroacia “përul” Rusinë në Zagreb, kualifikohet në Botërorin “Katar 2022”
Demokracia
16:53 | 14 Nëntor 2021

Share:

Kroacia e ka siguruar biletën për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja kroate ka shënuar fitore në ndeshjen vendimtare të Grupit H kundër Rusisë, shkruan Demokracia.com.

Kudryashov ishte figura “tragjike” e Rusisë që realizoi në portën e tij për epilogun përfundimtar 1-0 në qytetin e Splitit.

Mbrojtësi rus shënoi në minutën e 81-të për ta dërguar në Botëror Kroacinë nga vendi i parë.

Kësisoj, Rusia do ta kërkojë një vend në Kupën e Botës vetëm përmes vendit të dytë që dërgon në “Play-Off”.

Kroacia është në vendin e parë në Grupin H me 23 pikë, një më shumë se Rusia në pozitën e dytë. /Demokracia.com

Të ngjashme