Lajme
Kroacia optimiste edhe pse 10 mijë punëtorë i ka mungesë
Demokracia
12:40 | 13 Qershor 2022

Share:

Kroacia po shikon një sezon të mrekullueshëm turistik pas dy viteve të dëmtuara nga pandemia, por ka mungesë të rreth 10,000 punëtorëve. Kështu ka thënë kryetari i Asociacionit të Turizmit Kroat për N1 të dielën, shkruan Euractiv.

Veljko Ostojiq tha se pushtimi rus i Ukrainës kishte ndërprerë rezervimet për një kohë të shkurtër, por gjërat janë stabilizuar dhe “në termet e qëndrimeve gjatë netëve dhe mbërritjeve, ne jemi duke iu afruar nivelit të 2019-ës”.

Një shqetësim i madh në Kroaci është mungesa e fuqisë punëtore, përcjell Demokracia.com.

“Për momentin, ne vlerësojmë se është rreth 10,000 punëtorë, por është një dallim në mes të punëdhënësve të mëdhenj, të cilët e kanë trajtuar tashmë këtë dhe atyre të vegjël, që ende po përpiqen ta zgjidhin atë”, tha ai.

Shqetësim tjetër është inflacioni dhe rritjet e çmimeve, duke përfshirë “rritjet e çmimeve jo-realistike nga energjia, veçanërisht energjia elektrike, tek pijet që u ngritën për 20% dhe ushqimi në 40%”.

“Mysafirët tanë nuk duhet të ndiejnë asnjë rënie në kualitet ose mungesë të disa produkteve”, shtoi ai duke përfunduar se “inflacioni është duke ndikuar në të gjithë shtetet konkurrente gjithashtu”. /Demokracia.com/

Të ngjashme