Sport
Kroacia kualifikohet në “Katar 2022”, vjen reagimi nga portieri kroat i Llapit
Demokracia
17:47 | 14 Nëntor 2021

Share:

Kroacia e ka siguruar biletën për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja kroate ka shënuar fitore në ndeshjen vendimtare të Grupit H kundër Rusisë, shkruan Demokracia.com.

Fitores dhe kualifikimit tutje të Kroacisë i është gëzuar edhe portieri kroat që luan te Llapit, Marijan Coric.

“Gardiani” shtatgjatë përmes rrjetit social Facebook ka reaguar në lidhje me ndeshjen vendimtare.

Coric ka publikuar një fotografi duke e shikuar lojën në Split, ndërsa ka postuar edhe një flamur të Kroacisë.

Kudryashov ishte figura “tragjike” e Rusisë që realizoi në portën e tij për epilogun përfundimtar 1-0 në qytetin e Splitit.

Mbrojtësi rus shënoi në minutën e 81-të për ta dërguar në Botëror Kroacinë nga vendi i parë.

Kësisoj, Rusia do ta kërkojë një vend në Kupën e Botës vetëm përmes vendit të dytë që dërgon në “Play-Off”.

Kroacia është në vendin e parë në Grupin H me 23 pikë, një më shumë se Rusia në pozitën e dytë. /Demokracia.com

Të ngjashme