Lajme
Kroacia iu përgjigj Serbisë me të njëjtën masë – kroatët shpallin persona ‘non-grata’ diplomatin serb në Zagreb
Demokracia
17:28 | 21 Nëntor 2023

Share:

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka folur sot për dëbimin e diplomatit kroat nga Serbia.

Sipas burimeve të mediave, Kroacia po dëbon diplomatin serb, Petar Novakoviq.

“Ne prisnim një përshkallëzim, por jo një lëvizje kaq radikale, që nuk është e zakonshme”, ka thënë Grliq Radman me rastin e dëbimit të diplomatit kroat, sekretarit të parë të ambasadës kroate në Serbi, Hrvoj Snajder.

Grliq Radman tha se Kroacia ka marrë një masë reciproke, shkruan index.hr.

“Kemi vendosur që këshilltarin e ambasadës serbe në Kroaci ta shpallim persona non grata. Nota i është dorëzuar ambasadorit dhe në të thuhet se këshilltari duhet të largohet nga territori i Republikës së Kroacisë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se refuzojnë arsyet për dëbimin e diplomatit kroat nga Serbia.

“Ambasadorit kroat nuk i është dhënë arsye. Atij i është thënë se nuk është e nevojshme të arsyetohen. Nuk i dimë arsyet e vendimit, gjë që është edhe më shqetësuese”, tha ai.

I pyetur për tabloidet serbe që shkruanin se një diplomat kroat u dëbua me akuzën e spiunazhit, ai tha se “Diplomati nuk u dëbua nga mediat, por nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë”.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë shpalli person non grata Hrvoj Shnajderin, sekretarin e parë në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Beograd.

Siç shkruhet në sqarimin e publikuar në ueb faqe më 20 nëntor, ministria e ka marrë atë vendim në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës, i cili rregullon marrëdhëniet diplomatike-konsullore.

Të ngjashme