Kuriozitete
Kroacia bëhet vendi i 20-të i BE-së që miraton euron| Cilat janë 7 vendet që ende përdorin monedhën e tyre?
Demokracia
22:08 | 14 Korrik 2022

Share:

Bashkimi Evropian i ka dhënë Kroacisë dritën jeshile për të filluar përdorimin e euros nga viti i ardhshëm.

Vendi do t’i bashkohet 19 vendeve të tjera anëtare të BE-së që përdorin monedhën.

Për të adoptuar euron, një vend duhet të plotësojë një sërë kushtesh ekonomike, duke përfshirë një kurs këmbimi të qëndrueshëm dhe inflacion të ulët.

Duke adoptuar euron, kombi i Evropës juglindore shpreson të fitojë më shumë siguri financiare dhe të përmirësojë standardet e jetesës së qytetarëve të tij, shkruan tiranapost.

Kroacia do të përfitojë gjithashtu ekonomikisht nga lidhjet më të ngushta financiare me anëtarët e tjerë të zonës së monedhës së përbashkët dhe Bankën Qendrore Evropiane.

Cilat vende evropiane përdorin ende monedhën e tyre?

Ndërsa Kroacia bëhet vendi i 20-të i BE-së që miraton euron, ka ende një numër anëtarësh që nuk e kanë ndërmarrë këtë hap.

Në total, shtatë vende të BE-së nuk e përdorin euron: Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Suedia.

Të ngjashme