Lajme
Kroaci: Rrugët mbulohen me borë, trafiku bllokohet në disa pjesë të vendit
Demokracia
12:51 | 21 Janar 2023

Share:

Autoritetet kroate kanë alarmuar të gjithë qytetarët e vendit shkaku i motit të ligë, ku në disa vende rrugët i ka mbuluar bora dhe janë bërë të rrëshqitshme për vozitësit.

Për shkak të kësaj, një pjesë e mirë e rrugëve është e mbyllur për qarkullim dhe është plotësisht e pamundur të lëvizësh.

Sipas parashikimit të fundit të Institutit Hidrometeorologjik Kroat, edhe sot borë raportohet se do të bjerë në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në rajonet lindore dhe malore.

Nga ana tjetër do të ketë reshje shiu në zonat bregdetare, veçanërisht në jug, shkruan index.hr.

Temperatura më e lartë ditore përgjithësisht arrin shifrat minus dy deri në tre, në Adriatik nga pesë deri në 10 gradë Celsius.

Raportohet se tollovitë në trafik po i shkaktojnë kamionët, të cilët po hasin në vështirësi të mëdha gjatë lëvizjes.

Ndryshe, borë pritet të bjerë herë pas here në Sllavoni, Baranja, Gorski Kotar, Lika dhe një pjesë të Dalmacisë (është e mundur që rrugët të mbulohen me akuj).

Të ngjashme