Lajme
Krizë në familjet kosovare, 476 çifte u divorcuan për katër muaj 
Demokracia
09:11 | 24 Qershor 2022

Share:

Për katër muaj në Kosovë janë ndarë 476 çifte bashkëshortore. Martesës i kanë dhënë fund gjatë muajit prill 136 persona. Në janar kanë ndodhur 119 ndarje, në shkurt 122 dhe në muajin mars 103. Ndërkaq, në gjithë vitin 2020 ishin regjistruar gjithsej 220 raste të ndarjes mes çifteve.

Premtimin se deri në vdekje do të qëndrojnë së bashku janë duke e thyer shumë çifte në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Shkurorëzimi dhe ndarja e çifteve çdo ditë e më shumë po rritet. Kjo thuhet se është duke ndodhur më së shumti për shkak të krizës financiare.

Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë divorcuar afro 500 çifte.

Ky numër është shumë i lartë kur krahasohet me shifrat e dy viteve më parë.

Në të gjithë vitin 2020, sipas ASK-së, janë regjistruar gjithsej 220 raste të ndarjes mes çifteve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se gjatë katër muajve të parë të këtij viti janë shënuar 476 raste të prishjes së kurorëzimit, raporton Demokracia.com.

Sipas ASK-së, në janar kanë ndodhur 119 ndarje, në shkurt 122, në muajin mars 103 dhe fund martesës gjatë muajit prill i kanë dhënë 136 persona.

“… sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin prill janë 136 raste, krahasuar me muajin mars kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (32.0%). Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin prill janë 1266 raste, krahasuar me muajin mars kemi rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-12.2%)”, ka treguar ASK.

Ndarje të çifteve ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar, por që numri ishte më i vogël.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë shënuar 280 raste të prishjes së kurorëzimit, që është shifër gati e njëjtë me vetëm dy muajt e parë të vitit 2022, raporton Demokracia.com.

Ndërkaq, në të gjithë vitin 2020, sipas ASK-së janë regjistruar gjithsej 220 raste të ndarjes mes çifteve bashkëshortore.

Në vitin 2019 janë 722 raste dhe në vitin 2018 janë 713 raste, ku çiftet i dhanë fund martesës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në planin e tij qeverisës kishte paraparë që të lehtësohej jeta e çifteve të reja.

Kurti kishte premtuar se do të ndërtonte 4 mijë banesa për çiftet e reja, në mënyrë që t’ua mundësonte blerjen e banesës me këste brenda 10 viteve.

“Si përgjigje ndaj këtij problemi do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4.000 familje vetëm gjatë mandatit të parë qeverisës. Kjo do të arrihet përmes programit “150×150”, ku familjet përfituese do bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 150 muajve”, thuhet ndër të tjera në planin e Kurtit.

Por, derisa plani i Qeverisë të nis së zbatuari, nëse ndonjëherë veç nisë, qytetarët e Kosovës janë duke u ballafaquar çdo ditë më krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Edhe sot Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar tabelën e çmimeve ditore të artikujve bazikë ushqimorë.

Sipas ASK-së, çmimet e disa produkteve janë shtrenjtuar përsëri.

Produktet që janë shtrenjtuar janë vezët nga 2.73 euro në 2.86 euro, ndërsa orizi është shtrenjtuar për 1 cent krahasuar me çmimin me të cilin është shitur më 17 qershor.

Sipas ASK-së, nuk kanë ndryshuar çmimet e miellit, bukës, mishit të gjedhit dhe të zogut, qumështit, gjizës, djathit, vajit ushqimor, fasules, sheqerit, kafes, çajit e cigareve.

Divorci shpeshherë nga sociologët dhe psikologët është thënë se ndodh për shkak të krizave ekonomike, por edhe për shkak të mospajtimeve që kanë çiftet mes vete për çështje të ndryshme. /Demokracia.com/

Të ngjashme