Lajme
Kriza politike, ambasadori suedez: VV duhet të bëjë kompromis me partitë tjera
Demokracia
08:43 | 29 Maj 2025

Share:

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive politike në funksion të krijimit të institucioneve të reja.

Në një deklaratë për media, Westerlund ka përmendur ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës dhe ka theksuar se, pavarësisht fitores në zgjedhje, partia e parë – në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje – nuk mund të qeverisë e vetme pa siguruar shumicën parlamentare.

“Epo, nuk do të komentoj për detajet, sepse keni këto diskutime mes qeverisë në largim dhe opozitës. Nëse kthehemi prapa në zgjedhjet e mëparshme, marrim zgjedhjet e vitit 2001 dhe 2004, atëherë kishim një parti politike që kishte rreth 45% të votuesve, si në vitin 2001 ashtu edhe në vitin 2004. Edhe pse kishin 45%, në fund duhej që të bënin kompromise për të formuar një Qeveri. Pra, siç e dimë të gjithë, duhet të kesh më shumë se 50% për të formuar një Qeveri. Pra, në fund të fundit, edhe pse kemi partinë më të madhe, duhet të bëjë kompromis dhe të formojë aleanca me partitë tjera politike. Pra, ky është mesazhi im për të gjitha partitë politike: që duhet të bëni kompromise”, ka theksuar ai në një intervistë në emisionin “Gazeta” në Kanal10.

Të ngjashme