Auto&Tech
Kriza po merr vrull: VW po pezullon përkohësisht prodhimin e dy modeleve EV
Demokracia
09:33 | 27 Shtator 2023

Share:

Pas njoftimit për të ndaluar prodhimin e modeleve EV dhe për pushime të përkohshme në fabrikën e Zwickau, Volkswagen po pezullon gjithashtu prodhimin e modeleve VW ID.3 dhe Cupra Born për shkak të kërkesës së dobët.

Volkswagen do të pezullojë prodhimin e modeleve VW ID.3 dhe Cupra Born me bateri në fabrikat e tij në Zwickau dhe Dresden, Gjermani, në dy javët e para të tetorit për shkak të kërkesës më të dobët, transmeton Demokracia.

Për shkak të situatës aktuale të tregut, prodhimi do të reduktohet gjatë vjeshtës në Saksoni nga 2 në 13 tetor në fabrikën e VW në Zwickau, tha të martën një zëdhënës i kompanisë.

Prodhimi i ID.3 në Dresden do të pezullohet nga 2 tetori dhe do të rifillojë më 16 tetor. VW nuk pranoi të komentojë mbi numrin e punonjësve që do të preken nga masat. Prodhuesi gjerman i makinave tha në fillim të këtij muaji se nuk do të zgjasë kontratat me afat të caktuar të 269 punonjësve në fabrikën e tij tërësisht elektrike në Zwickau, ku prodhohen një sërë modelesh të ndryshme të Grupit VW.

VW përballet me një konkurrencë në rritje nga Tesla dhe një numër në rritje i prodhuesve kinezë të automjeteve. Duke marrë parasysh inflacionin e lartë dhe uljen e subvencioneve, konkurrenca ndikon edhe në biznesin e kompanisë gjermane, prandaj edhe në tregun evropian për automjete elektrike ka një kërkesë të reduktuar./Demokracia

Të ngjashme