Lajme
Kriza në veri, Blinken tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel
Demokracia
16:28 | 01 Qershor 2023

Share:

Si rezultat i tensioneve në veri të Republikës së Kosovës, NATO ka vendosur për dërgim të një shtese prej 700 ushtarësh. Admirali i NATO-s Stuart Munsch ka bërë të ditur se edhe një batalion tjetër rezervë është vendosur në gjendje gatishmërie nëse do të jetë e nevojshme.

Por a do të përfshijë kjo rritje e trupave të NATO-s edhe ushtrinë amerikane.

Sekretari Amerikan Antony Blinken është përgjigjur në këtë pyetje gjatë konferencës së sotme për media nga Oslo. Ai ka thënë se SHBA veçse ka trupa në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it dhe nuk mendon që do të ketë rritje të trupave amerikane në Bondsteel.

“SHBA ka tashmë forca atje, si pjesë e misionit ekzistues. Shtesa që është bërë publike nga NATO nuk mendoj që do të përfshijë forca shtesë amerikane. Por siç e thash atje ka tashmë forca amerikane si pjesë e NATO-s.”, ka thënë Blinken.

Ai tutje ka thënë se ajo që është më e rëndësishmja, është që palët të de-eskalojnë, të ndalojnë se bëri veprime të njëanshme dhe të kthehen në procesin e dialogut të drejtuar nga BE-ja. Blinken ka potencuar se kjo është ajo që SHBA-të presin të shohin në ditët dhe javët në vazhdim.

“Më e rëndësishmja është që për palët të de-eskalojnë, të ndalojnë se bëri veprime të një anshme dhe të kthehen në dialogun e BE-së. Kjo është rruga përpara. Kjo është ajo që kërkojmë fuqishëm nga palët të bëjnë. Këto janë pritjet tona për të parë në ditët dhe javët në vazhdim”, ka thënë Blinken.

Të ngjashme