Lajme
Kriza në Kosovë, AAK kërkon rishikim urgjent të buxhetit
Demokracia
13:32 | 04 Prill 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar rishkimin e buxhetit të vitit 2022.

Këtë kërkesë ai e bëri në një konferencë për media të hënën, shkruan Demokracia.com.

Haradinaj ka thënë se Kosova është duke kaluar në një krizë financiare dhe gjendja e qytetarëve është rënduar.

“AAK kërkon urgjentisht që të bëhet rishikimi i buxhetit të Kosovës ppër vitin 2022. Praktikat ekzistojnë, është një rishikim trandiciional në mes të vitit por ne kërkojmë që të ndodhë rishikimi tani urgjent.”, tha ai.

Haradinaj tha se kanë ndryshuar të gjitha parashikimet  me të cilat është hartuar ky buxhet.

Ai i ka kërkuar qeverisë të ndërmerr disa hapa, shkruan Demokracia.com.

“Si aleancë i sugjerojmë qeverisë së vendit që ta ndërmerr rishikimin urgjent. I propozojmë qeverisë që të parasheh disa instrumente me të cilat do të ndërhyj në krizën financiare në vend për fuqitë blerëse dhe vështirësitë qe po kalojnë qytetarët e vendit.”, tha Haradinaj.

Ai tha se duhet të hiqet TVSH-ja për artikujt bazë ushqimorë për tre muaj dhe të bëhet rishikimi i akcizës së naftës./ Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme