Gjatë konferencës për shtyp pas samitit të Open Balkan në Beograd kryeministri Edi Rama paralajmëroi një dimër të vështirë duke iu referuar këtu krizës energjetike. Për këtë Rama thonë se vendet e Ballkanit të Hapur do të jenë pranë njëri-tjetrit që qytetarët ta vuajnë sa më pak.
Ai tha Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Ai apeloi edhe një herë Bashkimin Evropian që të mos e përsërisë braktisjen që i bëri Ballkanit në kohën e pandemisë.
“E ritheksoj edhe një herë. Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë një ditë tipike e keqe për Ballkanin në tërësi dhe në vend që të hapnim dyert për njerëzit e punës, e tokës, e prodhimit, të ushqimit dhe për shumë të tjerë nga e gjithë bota, mund t’i kishim hapur dyert një lajmi tjetër të keq për tension, konflikt, rrezik lufte e kështu me radhë. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Ky është Ballkani i Hapur. Kjo është zgjedhja që kemi bërë, të afrojmë më shumë njerëzit, gjërat që kemi për të zgjidhur, t’i zgjidhim me durim e mirëkuptim dhe pa harruar që kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund të duhet të bashkëpunojmë. Ky dimër ka gjasa të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në këto vite.
Do të shohim plane që përfshijnë fikje të dritave pas orës 10:00, që do të thotë mbyllje të bareve, që do të jetë njësoj si në pandemi, pra mbyllje e jetës. Ne kemi folur për bashkëpunim në këtë drejtim, për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ne në Shqipëri kemi marrë një vendim, që nuk e di ende nëse është i çmendur apo shumë optimist, për të mos e rritur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Çështja është sa gjatë do të vazhdojë kjo histori.
E përsëris apelin ndaj BE që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. Që na detyroi të shkonim në Kinë dhe pa vetëm brenda kështjellës së vet. Edhe liderët e BE e kanë pranuar këtë”, tha Rama.
Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se BE duhet të ndihmojë Ballkanin ndërsa shtoi se e ardhmja duhet t’i gjejë të përgatitur dhe do të punojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për këtë situatë.
“Kompanitë tona, fermerët tanë e dinë që kjo nismë është tejet e rëndësishme për ta. Lidhur me grupin e krizave. Një dimër i vështirë po afrohet. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE. Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blerë sasitë e nevojshme të energjisë do të jetë shumë e rëndësishme dhe e shkëlqyer për të gjithë vendet tona. Është një barrë edhe e tyre për t’i mbijetuar dimrit. Kemi folur për rëndësinë e projekteve energjetike. Po të kishim gazsjellës më të mirë me MV do kishim situatë më të mirë me energjinë se do të përdorim kapacitetet kur nuk ka gaz. Jemi në vështirësi në të dyja anët. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin, ne nuk e kemi. Do të shohim çfarë është më e mira që do të bëhet për palët.
Çdo vendim për prodhimet bujqësore apo mishit nuk do i referohet vendeve të Ballkan i Hapur. Gjithçka do të kemi nevojë për vete, çdo gjë që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Jam i lumtur për gjithçka që ia dolëm të organizojmë dje dhe sot. Është një nder i madh që të jesh pjesëtar i Ballkanit të Hapur. Jam shumë krenar që krijuam diçka të tillë. Ne mund të ecim jo vetëm krah për krah por edhe të jemi më mirë se pjesa tjetër e botës”, tha Vuçiq.