Sport
“Kriza” e madhe te Juventusi, Di Maria “kapet” duke kritikuar Allegrin pas humbjes shokuese në Champions
Demokracia
09:52 | 15 Shtator 2022

Share:

Përveç Serie A, ku fituan vetëm dy herë në 6 xhirot e para, lojtarët e Juventusit po vuajnë edhe në Champions League, ku përjetuan një nga startet më të këqija në histori.

Pas humbjes nga Paris Saint-Germain në raundin e parë, Juve humbi edhe nga Benfica (2:1) në raundin e dytë në shtëpi – rival i drejtpërdrejtë në betejën për të 1/8-të.

Kushdo që ka parë fare ndeshjet e Juventusit, veçanërisht ato të Benficas, mund të shohë qartë se “bardhezinjtë” po luftojnë në fushë dhe se diçka thjesht mungon.

“Krisja” te kampioni italian ka nisur edhe mes lojtarëve.

Italiani, siç tha edhe vetë në konferencë, nuk po mendon fare për dorëheqjen, ndonëse pamjet e kapura nga televizioni në fund të ndeshjes, ku Angel Di Maria pyet golashënuesin e vetëm Milik se pse trajneri e nxorri jashtë në mesin e pjesës së dytë.

“E hoqa Milikun, sepse kishim vështirësi me dy lojtarë në mesin e fushës. Më duhej të nxirrja një sulmues për shkak të kësaj, dhe Milik dukej më i lodhur”, tha Allegri./Demokracia.com/

Të ngjashme