Mjekët kanë thënë se aktivisti i burgosur i opozitës Alexei Navalny “mund të vdesë brenda pak ditësh” nëse nuk i kushtohet vëmendje mjekësore.
Mjekët kanë thënë se një analizë gjaku që i është bërë së fundmi, indikon se ai mund të pësojë sulm në zemër apo dëmtim të rëndë të veshkave.
Navalny është në grevë urie prej 18 ditësh për të kërkuar trajtim të duhur mjekësor për shkak të dhimbjes akute të shpinës dhe mpirjes së gjurit.
Katër mjekë, përfshirë mjeken e tij, Anastasia Vasilyeva, u kanë shkruar zyrtarëve të burgut për të kërkuar leje për ta parë atë urgjentisht.
Në letrën, të cilën Dr. Vasilyeva postoi në Twitter, ekspertët thanë se kaliumi i Alexei Navalny kishte arritur “nivele kritike”./Demokracia.com/