Sport
Kritikohet Ronaldo: Kush ka luajtur te Unitedi nuk shkon te Manchester City, ja kush e thotë
Demokracia
12:34 | 27 Gusht 2021

Share:

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka reaguar ashpër ndaj zërave se Cristiano Ronaldo do të luajë me Manchester City këtë sezon.

Sulmuesi portugez ka lënë Juventusin dhe brenda pak ditësh pritet të zyrtarizohte transferimi te kampionët e Premier League.

“Jemi profesionistë dhe mund të luajmë kudo. Gjithsesi, nëse më parë ke luajtur me Manchester United nuk mund të shkosh dhe të luash me Manchester City”, ka qenë deklarata e dhënë sot nga Solskjaer. Trajneri norvegjez nuk e ka mirëpritur këtë transferim, ende i parealizuar deri më tani.

Solskjaer dhe Ronaldo kanë luajtur së bashku te Manchester United, kur ekipi drejtohet nga trajneri Sir Alex Ferguson. /Demokracia.com

Të ngjashme