Lajme
Kritikat për çmimet në jug, Rama hedh foto nga plazhi publik i Himarës: S’ka pagesa për turistët
Demokracia
13:33 | 24 Korrik 2022

Share:

Kritikat për çmimet e larta në jug të vendit kanë vënë në lëvizje kryeministrin Edi Rama. Këtë të diel Rama ka publikuar pamje nga plazhi publik i Himarës duke thënë se mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët. 

“Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike. Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët“, shkruan Rama.

Kritikat si duket kanë shkuar në vesh të kryeministrit i cili edhe dje komentoi çmimet e larta të hoteleve në jug.

“E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për çmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë çmimet, por kanë në dorë të jenë proaktive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues. Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.

Të ngjashme