Pas zhvillimit të seancës së parë stërvitore, Kosova është duke e mbajtur një konferencë për shtyp.
Në këtë konferencë për shtyp janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Valon Berisha, raporton Demokracia.com.
Valon Behrami, futbollisti shqiptar ditë më parë e kritikoi trajnerin Challandes, ndërsa ky i fundit tashmë ka gjetur kohë t’i kundërpërgjigjet.
“Ndoshta do të ishte më mirë që të mi thoshte këto fjalë sy”, ka deklaruar Challandes.
https://www.facebook.com/watch/?v=282332613269336
“Por, ne kemi punuar bashkë sa unë isha trajner i Zvicrës U21. Kam qenë trajner me fat që kam arritur suksese në karrierën time me disa ekipe kombëtare”, shtoi ai.
Për këtë temë ka folur edhe Valon Berisha, futbollisti i Kosovës.
“Suksesi i tij e dëshmon atë. Ku jemi kanë dhe ku jemi tani. Viti 2020 ka qenë i vështirë, por ne si skuadër jemi zhvilluar falë tij”, tha Berisha.
Kujtojmë se nesër (e mërkurë), Kosova luan ndeshjen miqësore me Lituaninë, para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës. /Demokracia.com