Lajme
Kritika e Ambasadorit: Shqipëria s’bëri sa duhet për Kosovën
Demokracia
21:14 | 03 Shtator 2023

Share:

Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ka në dorë që tre ditë.

Në këto e as në 27 tjerat të mbetura të Shqipërisë në krye të këtij organi të OKB-së në shtator, tema e Kosovës nuk do të zihet në gojë.

Sipas ambasadorit shqiptar këtu, Ferit Hoxha, kjo nuk mund të konsiderohet më çështje e sigurisë, me marrëveshjen e arritur me Serbinë në Bruksel, e aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër.

Kjo është presidenca e dytë e këtij vendi në Këshillin e Sigurimit, pas qershorit të vitit të kaluar.

Në rastin e parë, Shqipëria nuk bëri sa duhet për Kosovën, sipas një ambasadori të së parës, që shërbeu edhe në vendin e dytë, njofton Klan Kosova.

Sipas Arben Çejkut, mundësitë e këtilla ndërkombëtare duhet të shfrytëzohen në maksimum.

Çejku thotë se mundi të bëjë shumë për t’i dalë në ndihmë Kosovës më herët, e këtë duhet ta bëjë edhe tashti.

Në këtë mandat presidence, kryeministri shqiptar, Edi Rama, nga 14 deri më 21 shtator do të qëndrojë në Neë York të Amerikës, ku ndodhet selia e OKB-së.

Tirana këtë mandat i ka vënë vetes top prioritet krijimin e një platforme ndërkombëtare për shpërndarjen e ndihmave në kohë krizash.

 

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024
Lajme • 06 Maj 2024