ShowBiz
Kristi ka një lidhje jashtë? Çfarë tha ai për këtë situatë dhe për pëlqimin e Keisit!
Demokracia
23:35 | 25 Shkurt 2023

Share:

Kristi dhe Keisi kanë krijuar një marrëdhënie të lezetshme brenda shtëpisë. Që prej hyrjes së Keisit, loja e tij thuajse ka ndryshuar, që kur ai dhe Keisi i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit.

Ai më parë, ka treguar që një vajzë e pret jashtë shtëpisë dhe se është në një lidhje.

Kristi: E kisha shumë të vështirë situatën sentimentale. Përgjithësisht jam njeri që mendoj shumë. Te festa e “Shën Valentinit”, kur kishim për të shkruajtur një letër për të dashurit tanë, e lash bosh, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën ku ndodhesha. Kam zgjedhur të mos e diskutoj situatën time sentimentale jashtë. Ajo duhet ta ketë ndjekur këtë situatë me Keisin. Jan gjëra që tani nuk i kam fare në kontroll. Dhe kur nuk e kam diçka në kontroll, nuk mundem të reagoj mbi këtë. Po bëj gjënë e duhur, unë po ndjek trurin tim. Po ndjek dhe një farë emocioni që mu krijua kur pash Keisin dhe ndoqa intuitën time. Shpresoj ta ndërtojmë sa më shumë këtë marrëdhënie. Të them të vërtetën nuk jam njeri që i marr gjërat me vrull. Marrëdhëniet me femrat kanë qenë të vështira, për shkak të pasigurive që kam patur më përpara. Nuk dua ta shtyp “pedalen” sa më shpejt. Thjesht dua ta shijoj dhe të kalojmë momente sa më të bukura bashkë./Top Channel

Të ngjashme