Një shfaqje e veçantë Krishtlindjesh ka nisur në prag të festave të fundvitit në Akuariumin e Seulit, në Korenë e Jugut. Një babagjysh zhytës ndërvepron me peshqit duke dhuruar emocione për të gjithë vizitorët.
Babagjyshi i festave të funvitit në Seul, përshëndet vizitorët nga brenda një akuariumi ku ndërvepron me kafshët e detit.
Shfaqja e veçantë e Krishtlindjeve po tërheq çdo ditë e më shumë vizitorë, ndërsa babagjyshi që hëra herës ushqen peshqit, përcjell edhe një mesazh shumë të ngrohtë:
“Ne përgatitëm shfaqjen për t’i bërë njerëzit më të lumtur gjatë kohëve të vështira të pandemisë së koronavirusit,” shprehet Këon Hae-kyung, pjestarë e stafit të Aquariumit.
Dhe në të vërtetë, e gjithë kjo i gëzon jo pak vizitorët. Të mëdhenj dhe të vegjël thonë se spektakli ishte një surprizë e këndshme pasi babagjyshi është gjithnjë një personazh shumë i dashur.
“Kam ardhur këtu për të krijuar kujtime të reja me miqtë e mi. Ishte shumë e veçantë të shikoja këtë ngjarje të organizuar për sezonin e Krishtlindjeve,” tha Jang Kyung-eun, nxënëse e shkollës së mesme.
“Ishte e mrekullueshme të shikoja këtë ngjarje të papritur të Krishtlindjesh,” shprehet një tjetër nxënëse.
Nga data 21 deri në 26 dhjetor, akuariumi do të jetë qendër e performancave, në të cilat Santës nënujor do t’i bashkohen edhe miq të tjerë zhytës.