ShowBiz
‘Kriset’ miqësia mes shoqeve të ngushta, Bora Zemani dhe Semi Jaupaj
Demokracia
14:24 | 06 Gusht 2023

Share:

Shoqëria e tyre mori një jehonë të madhe vitin e kaluar brenda mureve të shtëpisë së famshme ‘Big Brother Albania’.

Bëhet fjalë për prezantuesen Bora Zemani dhe këngëtaren Semi Jaupaj.

Semi ishte më pak e njohur për tregun kosovar, ndërsa Bora ishte e njohur për shkak të lidhjes së saj me aktorin Donald Veshaj, të cilën e kishte përfunduar vetëm pak kohë para se ai të futej në BBV Albania.

Në një nga primet të cilat u bënë virale, Bora kishte qenë si mysafire brenda BBV për ta takuar miken e saj Semin, e cila në atë kohë komentohej për një afërsi me Donaldin

Më këtë takim, të dyja hodhën poshtë për diçka të tillë, duke vazhduar edhe miqësinë e tyre jashtë shtëpisë.

Por një shikim në rrjete sociale, vënë re se Bora dhe Semi i kanë dhënë ‘fund’ miqësisë së tyre.

E kjo për shkak se postimeve të fundit dy shoqet nuk i kanë bërë like e as komentuar njëra-tjetrës, komente të cilat i kemi parë shpesh te njëra-tjetra.

 

 

Të ngjashme
ShowBiz • 11 Maj 2024
ShowBiz • 10 Maj 2024