Bitcoin edhe një herë pati një ngritje të madhe, duke prekur përsëri shifrën afro 60 mijë dollarë.
Pas uljes që ishte pësuar në muajin mars, kriptovaluta Bitcoin u rrit përsëri duke kapur shifrë 60 mijë dollarë në mengjes.
Që nga ngritja rekord në mes të marsit, norma e monedhës digjitale më të vjetër tani është konsoliduar midis rreth 50,000 dhe rreth 60,000 dollarë.
Sipas Coinmarketcap, Bitcoin tani ka një kapitalizim të tregut prej 1,1 trilion dollarësh. Kjo do të thotë se kriptomonedha më e vjetër është edhe më e madhja.
Pas Bitcoin, monedha digjitale Ether renditet e dyta me një kapitalizim tregu aktualisht gati 246 miliardë dollarë. /Demokracia.com/