Lajme
Krimi që tronditi Greqinë: Prindërit nuk binden nga rrëfimi i burrit, shpresat te data 15 korrik
Demokracia
11:38 | 11 Korrik 2021

Share:

Dy muaj pas krimit të rëndë që tronditi Greqinë, familjarët e Caroline kërkojnë shkaqet e vrasjes së vajzës së tyre. Ata nuk janë të bindur nga rrëfimi i burrit vrasës i cili pretendon se pas një sherri e mbyti gruan e tij.

Sipas mediave greke, transmeton abcnews, më 15 korrik prokurori që ka marrë përsipër çështjen do duhet të gjejë rezultatet në llogaritë bankare të pilotit në të gjitha bankat ku ai kishte depozita.

Piloti 32-vjeçarn po mbahet në një pavijon të veçantë të burgut Korydallos  bashkë te dënuar të tjerë të njohur për opinionin publik.

Në qeli ka një oficer burg i cili është arrestuar për trafik droge në Janinë.

Ngjarja e rëndë tronditi Greqinë dy muaj më parë, kohë kur piloti mbyti gruan e tij në shtëpinë e tyre në sy të foshnjës dhe më pas vari qenin në shkallët e shtëpisë duke iu thënë hetuesve se në banesë ndodhi në grabitje.

E vërteta u zbulua pas 37 ditësh, për shkak se piloti u “tradhtua” nga teknologjia e orës së Caroline dhe telefonit të tij celular.

Të ngjashme