Shqipëria po lë pas një vit të përgjakur, me krime të rënda. Bandat që kryen vrasje dhe ekzekutime të frikshme dolën në dritë në 2022.
“Plumbi i Artë”, kështu u titullua megaoperacioni i vitit 2022 në SPAK që ka goditur 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Operacioni erdhi menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani më 29 mars.
Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë. Nuredin Dumani pak pas arrestimit të tij, pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe të merrte statusin e të penduarit.
Ndër personat më të kërkuar që SPAK kërkon akoma të prangosë në kuadër të këtij operacioni janë:
- Ervis Martinaj
- Festim Qoli
- Alban Bengasi
- Elvin Merlika
- Alket Xhixha
- Suel Çela
- Kamber Mehja
- Aleks Çela
- Talo Çela
- Mikael Qosja
- Florenc Çapja
- Abedin Mama
Ajo që është karakteristikë për 8 grupet kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë.
Emri më i lakuar në botën e krimit në 2022 është edhe emri i Ervis Martinaj.
Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.
Në 9 gusht familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktin me të.
Në datën 10 gusht familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit, të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur . Pas denoncimit dhe pas marrjes së kallëzimit nga prokuroria, janë dy pista zyrtare ku po ndiqet hetimi. E para, është ajo e inskenimit të zhdukjes dhe e dyta, rrëmbimi.
Përveç dy ngjarjeve të sipër përmendura, viti 2022 do të mbahet mend për një sërë atentash dhe vrasjesh në familje, komunitet si edhe ekzekutime të bujshme mafioze. Pikërisht nisur nga këto ngarje përgjatë 2022-shit, Shqipëria shpesh ngjan si “Palermo”, pasi vrasjet dhe zhdukjet pasojnë njëra-tjetrën.
Gazeta Express ka listuar më poshtë disa nga vrasjet dhe ekzekutimet më të bujshme të vitit që po lëmë pas:
Ekzekutohet 35-vjeçari Erion Çela në Don Bosko,
4 janari ka shënuar viktimën e parë për vitin 2022 si rezultat i një vrasjeje kriminale. Shënjestër e këtij atentati mafioz mendohet të ketë qenë Blerim Çela, 28-vjeç, por viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit ka mbetur vëllai i tij, 35-vjeçari Erion Çela nga Dibra, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, si edhe 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Që do të thotë, përveç Çelës, i cili ka marrë plagë në këmbë dhe në fytyrë, kanë mbetur të plagosur edhe Edmond Crroj 41 vjeç, daja i viktimës, Azbi Selimaj 19 vjeç kamarier i lokalit i cili ka marrë plagë në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë.
Florian Pervathi merr hakun e të atit, vret Lekë Lekgjonaj
Florian Përvathi, 17 vjeç me 25 janar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Lekë Lekgjonaj. Vëllai i viktimës i kishte vrarë të riut babanë 13 vite më parë. Floriani u paraqit vetë në Policinë e Lezhës pas vrasjes dhe deklaroi se 65 vjeçarin e kishte vrarë për të marrë hakun e babait të tij.
Polici Çaush Saliasi u vra nga kolegu i tij Ludian Zaimi në komisariatin nr 3
Çaush Saliasi, 55-vjeç u vra me armë zjarri mbrëmjen e 23 majit nga kolegu i tij në komisariatin numër 3 në Tiranë, Ludian Zaimi. Sipas dëshmisë së autorit, vrasja u krye pasi 55-vjeçari e tallte vazhdimisht në ambientet e punës.
Atentat në Shkodër, ekzekutohet Naim Bajri
Qyteti i Shkodrës u zgjua më 3 qershor nga krismat me armë zjarri. Naim Bajri, 68 vjeç u ekzekutua teksa po pinte kafe nga një mjet në lëvizje. Atentati u regjistrua në vendin e quajtur ‘Merkata e Rusit’, në lagjen ‘Partizani’. 68-vjeçari punonte pranë ‘Merkatës së Rusit’ ku tregtonte prodhime deti.
I vunë bombë në makinë, humb jetën Aleksandër Sadikaj
Aleksandër Sadikaj më 11 qershor ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina jo në pronësi të tij, me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm. Ai u ndihmuar nga kalimtarët, dhe u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Martin Çeço gjendet i vdekur në rezervuar, u mbyt me litar nga tre persona
Martin Çeço, 26-vjeçari u gjet i pajetë më 16 qershor në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Tre persona e kanë mbytur me litar dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar. Prej datës 12 qershor Çeço nuk ishte kthyer në shtëpi, ndërsa pas tre ditësh, pra më datë 15 qershor babai ka bërë denoncimin për zhdukjen e të birit. Autoritetet kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dy ditë më parë, ndërsa pas ekspertizës mjekoligjore është konstatuar se Çeço është mbytur me litar. Shkak i vrasjes u bë konflikti për të dashurën e Martinit. Para se të lidhej me Martin Çeçon vajza ka pasur një lidhje me Bleti Angjon, njërin prej vrasësve.
Ekzekutohen në Fushë-Krujë 3 anëtarët e grupit të Ervis Martinajt
Tre persona u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës mesditën 17 korrikut gjatë një atentati. 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volksëagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur nga një makinë tjetër po Volksëagen u qëlluan me breshëri automatiku. Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt.
Atentat mafioz në Milot, humb jetën Klisman Preçi dhe palgoset Ylli Brahimi
Viktimë e atentatit në qendër të Milotit me 22 korrik ka mbetur Klisman Preçi, 28-vjeç, ndërsa Ylli Ibrahimi 46-vjeç, u plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Milotit, në hyrje të një pallati, dhe janë qëlluar nga një makinë në lëvizje, sapo kanë zbritur nga makina e tyre tip ‘Toyota Land Chrysler’ e cila ishte e blinduar.
Jonada Avdia, 7 vjeç humb jetën, pasi u përplas me skafin që drejtohej nga Arjan Tase
Jonada Avdiaj 7-vjeç humbi jetën më 2 gusht pasi u godit nga një gomone në plazhin e Potamit në Himarë. E mitura Jonada Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Drejtuesi i gomones ishte efektivi Arjan Tase.
Atentat në Vlorë, ekzekutohen Shpati Lena dhe Hakim Xhezo
Shpati Lena, 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç janë dy viktimat e atentatit të ndodhur më 18 gusht në Vlorë. Hakim Xhezo është vëllai i Eduart Xhezos, i cili është në burg pasi akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt, ngjarje e ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë në gusht të vitit 2019, ku mbetën të plagosur edhe djali dhe një i afërm i viktimës.
Ekzekutohet Madrit Ulqinaku
Madrit Ulqinaku u ekzekutua me 18 gusht në qytetin e Elbasanit Autori i ngjarjes së ndodhur është Horgito Peqini, 18 vjeç. I riu është nipi i Eduart Peqinit, i njohur me emrin Mandela dhe i dënuar me burgim të përjetshëm.
Arsen Muskurti vrau vëllanë e kunatën pasi mori fletëthirrjen në gjykatë
Arsen Muskurtit më 30 gusht ekzekutoi vëllain e tij Drian Muskurti dhe kunatën. Ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme për të cilat viktimat kishin kërkuar urdhër mbrojtje nga autori në gjykatë. Gjatë marrjes në pyetje i arrestuari ka qenë nervoz teksa ka shpjeguar edhe konfliket qe kishte më të vëllanë dhe kunatën e tij të cilët sipas tij e bullizonin.
Vritet në Shkodër Ismet Çekorja, i biri në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit
Ismet Çekorja, i cili humbi jetën në Shkodër më 2 shtator në një atentat me armë zjarri ishte babai i Bajram Çekores, i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi. Pak ditë para se të vritej, Çekorja foli për mediat duke mbrojtur djalin e tij dhe mohuar akuzat se ishte i përfshirë në atentatin ndaj Bruçit. Çekorja u shpreh se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhej në një mjedis të monitoruar nga kamerat e sigurisë gjë e cila hedh poshtë sipas tij akuzat e policisë.
Erjon Xhenje, 19 vjeç ekzekutohet brenda lokalit në Shkodër
Erjon Xhenje, 19-vjeçari mbeti i vrarë më 18 shtator në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”. Erjon Xhenje, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Nga kalimtarët, dhe u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Vrasja e trefishtë në Klos, Fiqiri Mjeshtri vret dy persona dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë u shënua më 12 tetor në mes të Klosit. 17-vjeçari Kenad Shira ë bashku me babanë e tij Ilirin u vra nga Fiqiri Mjeshtri sepse nuk pranoi të merrte për nuse vajzën e tij që e kishte ngacmuar në “Instagram”.Të plagosur rëndë në ngjarje mbeti dhe 14-vjeçari Renato Hasula dhe babai i tij Eglanti të cilët kishin shkuar në lokal për tu sqaruar. Pas ngjarjes Fiqiri Mjeshtri vrau dhe veten.
Laer Kurti ndërron jetë pasi u shoqërua në komisariat
Një ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë më 20 tetor ku I riu Laer Kurti ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat. Më herët policia i kishte bërë thirrje 32-vjeçarit për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit, por ai ishte larguar me vrap.
Atentat në Tiranë, Briken Sanaj u ekzekutua me tre plumba në kokë
Tre plumba në kokë i morën jetën 39-vjeçarit Briken Sanajt më 30 tetor. Atentati ndodhi mesnatën e të dielës në zonën e Kodrës së Diellit ndërsa autorët u larguan të pa shqetësuar nga policia dhe dogjën në zonën e Kasharit, makinën dhe armën e përdorur në ngjarje. Pista kryesore e hetimit është hakmarrja për një konflikt familjar në vitin 2010 por nuk është lënë jashtë vëmendjes as e shkuara e viktimës.
Edmond Papa ekzekutohet brenda lokalit në Tiranë
Edmond Papa, 49-vjeçari u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në Tiranë. Viktima kishte dy mbiemra dhe se njihej gjithashtu si Edmond Hoxha. 49-vjeçari ka në pronësi hotelin “Blue Sky”, me vendndodhje në portin e Sarandës. Ai ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit.