Charles “Chuck” Geschke, bashkëthemelues i Adobe, i cili ndihmoi në krijimin e PDF , ka vdekur në moshën 81 vjeç, sipas një komunikate të kompanisë.
“Kjo është një humbje e madhe për krejt komunitetin e Adobe dhe industrisë së teknologjisë, për të cilin ai ka qenë udhërrëfyes dhe hero për dekada”, ka thënë shefi ekzekutiv i Adobe, Shantanu Narayen në një e-mail drejtuar punëtorëve të Adobe.
“Si bashkëthemelues të Adobe, Chuck dhe John Warnock, kanë zhvilluar një softuer revolucionar që revolucionarizoi se si njerëzit krijojnë dhe komunikojnë”, ka thënë Narayen.
Presidenti Obama i kishte nderuar Warnock-un dhe Geschke-n me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë në vitin 2009.