Tre ish-inxhinierë të SpaceX kanë krijuar një makinë robotike që prodhon pica. Makineria, e cila mund të prodhojë një picë çdo 45 sekonda, do të jetë në funksion vitin e ardhshëm dhe është pagëzuar me emrin “Stellar Pizza”.
Në këtë kompani të sapokrijuar ka më shumë se 23 punonjës që kanë punuar në kompaninë e Elon Musk, e që janë larguar për të krijuar biznesin e tyre. Të gjithë kanë rënë dakord që të hapin restorantin e parë këtë pranverë në Los Angeles.
Kompania u themelua në maj 2019 nga tre ish-inxhinierë të SpaceX, Benson Tsai, Brian Langone dhe James Ëahaëisan. Tsai, CEO i Stellar Pizza, kaloi 5 vite në kompaninë e Elon Musk ku ai projektoi sisteme të avancuara të baterive për raketa dhe satelitë. Por mjeshërinë e tij së fundmi po e përdor për të prodhuar pica.