Kuriozitete
Krijohet “Kutia e Zezë e Tokës”, do regjistrojë çdo ngjarje katastrofike deri në zhdukjen e njerëzimit
Demokracia
11:30 | 12 Dhjetor 2021

Share:

Në një skaj të Tokës – e fshehur diku në ishullin e largët australian të Tasmanisë – një strukturë e çuditshme do të dëshmojë dhe regjistrojë fundin e botës siç e njohim ne.

Projekti, i quajtur “Kutia e Zezë e Tokës” , është një instalim gjigant prej çeliku, që së shpejti do të mbushet me disqe të ngurtë të fuqizuar nga panele diellore, secili prej tyre duke dokumentuar dhe ruajtur një rrjedhë përditësimesh dhe analizash shkencore në kohë reale mbi çështjet më të zymta me të cilat përballet bota.

Informacioni në lidhje me ndryshimin e klimës, zhdukjen e specieve, ndotjen e mjedisit dhe ndikimet në shëndet, të gjitha do të regjistrohen në “Kutinë e Zezë”, kështu që nëse një shoqëri e ardhshme mund të zbulojë një ditë arkivin, ata do të jenë në gjendje të bashkojnë atë që ndodhi me planetin.

Kjo kuti gjigante është një monolit çeliku me gjatësi 10 metra, lartësi 4 metra dhe gjerësi 3 metra. Muret e saj prej çeliku janë 7.62 centimetra të trasha dhe në çatinë e saj do të vendosen panele diellore.

Të ngjashme