Lajme
Krijohen kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri
Demokracia
15:20 | 20 Korrik 2023

Share:

Kolona të gjata janë krijuar këtë të enjte në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Kufijve, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë qytetarët po presin deri në 20 minuta.

Ndërsa, në hyrje kolona është 1 km e në dalje 300 metra.

Sipas të dhënave të QKMK-së, e ngarkuar aktualisht është vetëm kjo pikë kufitare, ndërsa në pikat tjera pritjet janë deri në 15 minuta maksimumi.

Të ngjashme