Kreu i Pensionistëve, Njazi Gashi për Front Online thotë që kërkesat që ata i kanë po shkelen çdo ditë, e për këtë, sipas tij, Evropa nuk do ta pranoj Kosovën.
“Ato se çka po lypim na janë trosha për buxhetin e Kosovës, janë trosha çka mbesin përreth sofrës së tyre. Këto janë shkelje që po bëhen çdo ditë, në pikë të ditë në shtetin e Kosovës dhe ne pretendojmë me hy ne Evropë, kurrë me këtë mendësi s’ka me na pranu Evropa, edhe unë i kisha thënë mos me na pranu sepse se meritojmë, sepse ligjvënësit, ligj ekzekutuesit të gjithë e shkelin ligjin çdo ditë”, u shpreh ai.