Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pas raportit të tërësishëm nga Policia e Kosovës për sigurinë e procesit zgjedhor në veri, do të dalin me një rekomandim, pasi që sipas tij zgjedhjet me zor nuk mund të mbahen, duke rrezikuar edhe jetët e zyrtarëve të KQZ-së.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KQZ-së, Radoniqi tha se qasja në zyrat e KQZ-së në veri është e vështirësuar.
Radoniqi tha se duhet ose të bëjnë ndonjë rekomandim, pasi me zor nuk mbahen zgjedhjet.
“Qasja në këto vende është shumë e vështirësuar. Me dashtë me shku, siç tha zotëri Kurteshi, me tërë aparatin policor të armatosur deri në dhëmbë, atëherë çfarë zgjedhje jemi duke dashur të organizojmë. Mbetet me pa edhe një herë raportin e sigurisë të policisë, për të pasur një raport të tërësishëm për procesin zgjedhor, jo vetëm për sot. Atëherë na duhet ose të bëjmë ndonjë rekomandim, pasi me zor nuk mbahen zgjedhjet, në këtë formë është fjala. Nuk mund të rrezikojmë askënd”, tha ai.
Kosova po rrezikon të cilësohet si shtet i dështuar me Qeverinë Kurti, duke mos qenë në gjendje të organizojë as zgjedhje demokratike në një pjesë të vendit, ku pjesëtarët e komunitetit serb i kanë braktisur edhe institucionet e shtetit, duke u riorganizuar në sisteme paralele. /Demokracia.com/