Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka bërë sot ndarjen e Kupës së Kosovës në volejboll, konkurrenca e femrave, për klubin fitues M-Technologie nga Prishtina.
Bashkë me Krasniqin, në ndarjen e Kupës ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, me të cilin shikuan edhe ndeshjen, përcjell Demokracia.com.
Krasniqi uroi Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) me në krye Bahri Gjinovcin për organizimin e shkëlqyer të finales së Kupës, si dhe përgëzoi fitueset e Kupës për suksesin e radhës, duke iu uruar fat dhe suksese edhe në garat ndërkombëtare.
E pranishme ishte edhe nënpresidentja e KOK-ut, Mimoza Shkodra Bislimi, e cila bashkë me drejtuesit e FVK-së ndan medaljet për finalistet, Dritën e Gjilanit, si dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Musa Selimi.
Pas një loje dramatike, që shkoi deri në pesë sete, M-Technologie fitoi 3:2 në sete, në takimin e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5260463050692358?__cft__[0]=AZVsv8s_brw7-2dz7dPYQyv1gcH2R4EDZ3TIF5F-bLJJT9MRrDTlpHcrdZFwHopzwL5s34XMm7r3s1cxOYtcoiqBikoQ9MGhPDA0bYv6WEZIjvp2W8kxy_Pe0RWH6luyaY48k7hHS0vimUvgNC0Pk3DERIf_lfIjIDnehvorPcdI3PAgsuFwvadwIjDehU4GNyo&__tn__=%2CO%2CP-R