Sport
Kreu i FIFA-s me propozim për botën e futbollit: Çdo vend të ketë një stadium me emrin Pele
Demokracia
17:06 | 02 Janar 2023

Share:

Në stadiumin “Vila Belmiro” të qytetit Sao Paulo, Brazil, po mbahen homazhet në nderim të legjendës së futbollit Pele.

Të pranishëm janë personalitetet më të rëndësishme nga e gjithë bota.

Ndër të pranishmit është edhe i pari i FIFA-s, Gianni Infantino që dha një propozim interesant.

“Jam këtu me shumë emocione dhe trishtim, por edhe me një buzëqeshje, sepse Pelé na ka dhënë kaq shumë. Ashtu si FIFA, ne jemi këtu për t’i bërë homazhe “Mbretit” dhe kemi rënë dakord që në të gjithë botën të mbahet një minutë heshtje”, tha Infantino, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

“Tani ne do të kërkojmë që të gjitha vendet e botës të kenë një stadium me emrin Pelé, në mënyrë që edhe fëmijët të kuptojnë se çfarë bëri ai për futbollin”, deklaroi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024