Sport
Kreu i FFK-së vizitoi Kampin e DFB-së në Frankfurt
Demokracia
13:01 | 30 Prill 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj po qëndrojnë për vizitë në Gjermani.

Krerët e FFK-së do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit Zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit të Gjermanisë, ku sot do të zgjidhet kryetari dhe organet e tjera të saj.

Ndërkohë, Ademi dhe Hodaj, të shoqëruar nga kryetari i FSHFGJ-së, Ruzhdi Statovci kanë vizituar kampin stërvitor të DFB-së në Frankfurt, i cili është në ndërtim e sipër dhe e kanë parë nga afër tërë infrastrukturën e këtij kampi modern.

DFB si federatë mike në vazhdimësi ka qenë mentore e Kosovës dhe projektet e tilla madhore mund të jenë shembull i mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024