Sport
Kreu i FFK-së priti në takim Komisionin Mbikëqyrës
Demokracia
14:44 | 08 Maj 2023

Share:

Presidenti Agim Ademi priti sot në takim Komisionin Mbikëqyrës të FFK-së, në përbërje: Luan Vokshi, Ajet Shosholli dhe Murat Hoxha.

Komisioni Mbikëqyrës e ka fushëveprimin e përcaktuar në Statutin e FFK-së, duke përfshirë zbatimin e Statutit dhe akteve tjera normative të FFK-së, mbikëqyrjen e gjendjes materialo-financiare të FFK-së, mbikëqyrjen e shfrytëzimit të pasurisë së FFK-së dhe çdo punë tjetër që ia beson Kuvendi i FFK-së. Komisioni Mbikëqyrës i raporton për punën e tij Kuvendit të FFK-së dhe bashkëpunon me Komitetin Ekzekutiv, presidentin, organet tjera të

FFK-së dhe Sekretariatin e Përgjithshëm. Ai mund t’u sugjerojë organeve përkatëse çdo veprim që e gjykon të nevojshëm si rezultat i monitorimit.

Në kuadër të fushveprimtarisë së komisionit, i njëjti është duke u takuar me të gjithë akterët relevant të FFK-së, teksa sot e ka zhvilluar takimin me presidentin Ademi. Ky i fundit u dëshiroi punë të mbarë anëtarëve të këtij komisioni dhe njëherit i informoi ata me ecurinë e proceseve në FFK, si dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në çdo aspekt.

Të ngjashme