Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka qëndruar sot në Durrës për t’i vizituar klubet e Ligës së Parë, ato të Ligës së Dytë dhe Ligës së Femrave, të cilat po e zhvillojnë fazën finale të përgatitjeve për stinorin pranveror në bregdetin shqiptar.
Gjatë kësaj vizite kreu i FFK-së ka bashkëbiseduar me drejtuesit e Flamurtarit, Istogut, A&N, Vëllaznimit, Trepçës, Trepçës’89, Besës dhe klubeve tjera, e ku është njoftuar mbi ecurinë e përgatitjeve të këtyre skuadrave.
Ademi ka përgëzuar drejtuesit e klubeve për organizimin e mirë dhe kushtet të cilat po ua ofrojnë futbollistëve për t’u përgatitur sa më mirë për stinorin pranveror, teksa u bisedua edhe për preokupimet e klubeve dhe mbi çështje të cilat ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ligës dhe zhvillimit të futbollit në përgjithësi./Demokracia.com/