Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë sot Fitër Bajramin.
Me rastin e kësaj feste, besimtarët myslimanë ka shfrytëzuar rastin t’i urojë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shkruan Demokracia.com.
Ademi përmes llogarisë së tij në Facebook u ka uruar paqe dhe shëndet besimtarëve të fesë Islame.
Postimi i plotë i Ademit:
Miq të dashur të besimit islam,
Kam kënaqësinë t’ua përcjellë urimet më të përzemërta me rastin e Fitër Bajramit.
Paqja, shëndeti, begatia dhe harmonia qofshin mbi Ju dhe Familjet tuaja!
Lutem që Zoti t’ua pranojë agjërimin e muajit të madhëshirshëm të Ramazanit dhe të gjitha veprat tuaja të mira.
Uroj që këtë ditë feste ta kaloni së bashku me familjet tuaja dhe duke qenë solidarë me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tonë.
Urime e të gjitha të mirat!
Me respekt,
A.A./Demokracia.com/