Lajme
Kreu i agjencisë së OKB-së: Luftimet në Gaza dhe Rafah vazhdojnë, pavarësisht njoftimeve të Izraelit
Demokracia
16:26 | 17 Qershor 2024

Share:

Armiqësitë dhe luftimet po vazhdojnë në Rafah dhe në jug të Gazës, pavarësisht njoftimit të ushtrisë izraelite të dielën për pushime taktike në operacionet për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, u tha gazetarëve në Oslo të hënën shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini, shkruan Reuters.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi të dielën planet e shpallura nga ushtria, për të mbajtur pauza ditore në luftimet përgjatë një prej rrugëve kryesore për në enklavën palestineze

Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, organizata kryesore që dërgon ndihma humanitare në Gaza, tha se nuk ka pasur pauzë në luftime.

“Ka pasur informacione se një vendim i tillë është marrë, por niveli politik thotë se asnjë nga ky vendim nuk është marrë”, tha Lazzarini në një konferencë për media.

Pra, për momentin, mund t’ju them se armiqësitë vazhdojnë në Rafah dhe në jug të Gazës. Dhe se operacionalisht asgjë nuk ka ndryshuar ende”, shtoi ai.

Ushtria izraelite tha sot se forcat e saj po vazhdojnë operacionet e përqendruara, të bazuara në inteligjencën në zonën Rafah, të cilat përfshinin luftime të ngushta me militantët dhe kapjen dhe shkatërrimin e armëve.

IDF-ja kishte njoftuar në fundjavë pushimet ditore nga ora 05:00 deri në orën 16:00 në zonën nga kalimi Kerem Shalom, në jug të Izraelit, në rrugën Salah al-Din dhe më pas në veri. Më vonë ajo sqaroi se operacionet normale do të vazhdonin në Rafah, fokusi kryesor i operacionit të saj në Gazën jugore.

Të ngjashme