Lajme
Kreu i AAK-së shpreson në përshpejtimin e njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë
Demokracia
17:45 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, uroi besimtarët katolik për festën e Krishtlindjes, derisa postoi një fotografi në “Facebook” të dielën, ku shihet duke u përshëndetur me Papa Françeskun gjatë një vizite në Selinë e Shenjtë.

Kreu i AAK-së tha se shpreson në njohjen “sa më parë” të Kosovës nga Vatikani, ndërsa uroi shqiptarët që festa e Krishtlindjes të të sjellë paqe në çdo shtëpi dhe të ndriçojë rrugën për një vit të plotë harmonie, shëndet dhe lumturi.

Uroj veçanërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë. Uroj që Krishtlindja të sjellë paqe në çdo shtëpi dhe të ndriçojë rrugën për një vit të plotë harmonie. Për ju dhe familjet tuaja, dëshiroj një jetë të mbushur me paqe, shëndet dhe lumturi! Për shumë mot Krishtlindja!”

Të ngjashme