Sport
Kreshnik Vula rikthehet në “Fadil Vokrri” për herë të parë pas “skandalit” në ndeshjen Gjilani – Prishtina
Demokracia
11:10 | 09 Mars 2021

Share:

Ish gjyqtari Kreshnik Vula, ndeshjen e fundit në karrierë që e kishte drejtuar në Superligën e Kosovës, ishte ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Që nga ajo kohë ai është ndarë nga gjykimi, ndërsa tani është kontrollor i gjyqtarëve në Supeligë dhe Ligën e Parë.

Ai është deleguar në këtë javë në ndeshjen Prishtina – Besa.

Vula do të jetë në një ndeshje të Prishtinës për herë të parë që nga ndeshja Gjilani – Prishtina, shkruan gazetaolle.

Në atë ndeshje Vula kishte ndëshkuar me karton të kuq portierin Visar Bekaj, ku pas incizimeve u pa që vendimi ishte total i gabuar, duke bërë që Prishtina pas asaj humbje të dilte nga lufta për titull.

Gjilani kishe fituar me rezultat 2:1 atë takim, ndërsa Kreshnik Vula nuk kishte gjykuar më. /Demokracia.com

Të ngjashme