Sport
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Demokracia
11:19 | 26 Nëntor 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të ndajë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 15-të në Superligë është shpallur futbollisti në radhët e Drenicës, Kreshnik Uka, përcjell Demokracia.com.

Qendërsulmuesi drenicas shënoi tre gola në përballjen e ekipit të tij me Llapin, duke u bërë lojtari i parë i cili ka shënuar tregolësh këtë edicion.

Uka ka realizuar gjithsej nëntë gola, duke u radhitur në listën e golashënuesve më të mirë të Superligës, deri më sot, e njëkohësisht duke qenë lojtari më produktiv i ekipit të tij, Drenica.

Kjo është hera e dytë që Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”, ngase herën e parë këtë çmim e ka fituar në javën e nëntë. /Demokracia.com

Të ngjashme