Sport
Kreshnik Mahmuti dhe Hanife Zeqiri, kampionë të turneut për Ditën e Pavarësisë
Demokracia
22:13 | 21 Shkurt 2021

Share:

Sot në Ferizaj u mbajt turneu i seniorëve për Ditën e Pavarësisë, që ishte edhe gara e parë e Federatës së Pingpongut të Kosovës për 2021, e cila u organizua në sistem të mbyllur për shkak të masave antiCOVID-19.

Në gjysmëfinalen e parë në kategorinë e femrave, Linda Zeqiri ishte më e mirë se Shega Hashani, e cila konsiderohet si shpresë e pingpongut femëror, duke fituar me rezultat 3:0.

Në gjysmëfinalen e dytë, Hanife Zeqiri pas pesë setesh mposhti bashkëlojtaren e saj nga Drita, Alma Mehmeti me rezultat 3:2. Në finalen e dy motrave Zeqiri, triumfoi Linda Zeqiri me rezultat 3:0.

Befasia e këtij turneu në kategorinë e meshkujve ishte humbje e Fatih Karabaxhakut në xhiron e dytë nga Besart Domaniku, si dhe Blendi Hajdarit nga Eroll Boshnjaku.

Në gjysmëfinalen e parë, Kreshnik Mahmuti mposhti Eroll Boshnjakun 3:0, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë Milot Makolli fitoi 3:0 ndaj Veton Gotës, i cili kishte fituar 3:0 ndaj Besart Domanikut. Në finale Kreshniku nuk lejoi befasi duke fituar 3:0 ndaj Milotit dhe kështu vazhdoi serinë e fitoreve nga viti 2020.

Për fituesit në të dy kategoritë u ndanë kupa dhe medalje nga përfaqësuesit e FPPK. Komiteti i gjyqtarëve dhe arbitrave ndau certifikatat edhe për 6 gjyqtarët e ri, të cilët e kaluan provimin për gjyqtar kombëtar në vitin 2020.

Të ngjashme