Sport
Krerët e FHK-së marrin pjesë në “Final 4” të Ligës së Kampionëve
Demokracia
19:48 | 19 Qershor 2022

Share:

Me ftesë të Federatës Evropiane të Hendbollit, në Final 4 të Ligës së Kampionëve për hendbollistë po marrin pjesë edhe drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Presidenti Eugen Saraçini dhe nënpresidenti Enis Idrizi po i përcjellin nga afër ndeshjet e katër skuadrave më të mira evropiane.

Turneu Final i Ligës së Kampionëve po luhet në Koln të Gjermanisë.

Qëndrimin në Koln, Saraçini dhe Idrizi po e shfrytëzojnë për takime me delegacione të ndryshme të vendeve evropiane, me synim të forcimit të bashkëpunimit.

Drejtuesit e FHK-së janë takuar edhe me drejtues të Federatës Evropiane të Hendbollit./Demokracia.com/

Të ngjashme