Sport
Krerët e FFK-së në finalen e Championsit në futsall, Duka ia dorëzon trofeun Barçës
Demokracia
10:06 | 02 Maj 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe u.d.sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj kanë marrë pjesë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në futsall, ndërmjet Barçës dhe Sportingut, që u zhvillua sot në Riga të Letonisë.

I pranishëm në këtë event ishte edhe presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka.

Fituese e këtij trofeu doli Barça, e cila për herë të katërt arriti të kurorëzohet si kampione evropiane, duke e mposhtur skuadrën portgueze, 4:0.

Në fund trofeun kapitenit të skuadrës katalonase, Sergio Lozano ia dorëzoi Armando Duka./Demokracia.com/

Të ngjashme