Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk ka asnjë shans që presidenti rus, Vladimir Putin t’i shpallte luftë Ukrainës më 9 maj, Ditën e Fitores së Rusisë, duke i hedhur poshtë raportimet si “të pakuptimta”, transmeton Demokracia.com.
I pyetur nga CNN në një konferencë të rregullt në lidhje me shanset e Putinit për të shpallur luftë në Ditën e Fitores, Peskov tha “asnjë” dhe shtoi: “Kjo është e pakuptimtë”.
Peskov hodhi poshtë gjithashtu raportet se Putini mund të përdorte Ditën e Fitores për të shpallur mobilizimin në vend. /Demokracia.com/
Plani i “tmerrshëm” i Rusisë për 9 majin| Rëndësia e kësaj date për Moskën